LAJMI I FUNDIT:

Big Mama: Kam humbur 40 kilogramë

Big Mama: Kam humbur 40 kilogramë
Foto: Big Mama/Instagram

Këngëtarja e njohur Big Mama është mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është një personazh mjaft aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo herë aktive.


Mpuq per gjith ju ❤️😘

A post shared by Big Mama™ (@bigitos) on Jun 22, 2018 at 9:19am PDT

Aplikacioni Instagram së fundmi ka sjell një risi, ku u mundëson ndjekësve që të bëjnë pyetje në drejtim të një personazhi.

Kjo gjë është kthyer në trend te figurat publike, teksa edhe këngëtarja Big Mama ua ka dhënë fansave një hapësirë të tillë për të bërë pyetje.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Një nga pyetjet më interesante drejtuar asaj ka qenë interesimi për të ditur sa kilogramë ka humbur ajo gjithsej, duke qenë se është dobësuar vërtetë shumë.

📸❤️ @albicocajphotography

A post shared by Big Mama™ (@bigitos) on Jun 21, 2018 at 8:59am PDT

Big Mama pa asnjë hezitim është përgjigjur duke thënë se ka humbur 40 kilogramë gjithsej.

Një shifër e tillë duket të jetë vërtet frymëzuese për fansat e këngëtares, pasi ajo tashmë ka arritur të ketë linja të lakmueshme trupore. /Telegrafi/

Foto: Big Mama/InstaStory