LAJMI I FUNDIT:

Biden: Netanyahu po i bën më shumë dëm Izraelit sesa që po e ndihmon

Biden: Netanyahu po i bën më shumë dëm Izraelit sesa që po e ndihmon

Presidenti amerikan Joe Biden, ka deklaruar se Benjamin Netanyahu “po i bën më shumë dëm Izraelit sesa që po e ndihmon”.

Biden gjithashtu tha se Izraeli nuk mund të ketë 30 mijë palestinezë tjerë të vrarë, si “pasojë” e ndjekjes së militantëve të Hamasit, transmeton Telegrafi.


Shkaktimi i viktimave masive të civilëve është gjithashtu “në kundërshtim me atë që përfaqëson Izraeli”, shtoi ai.

Washingtoni i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit që të mos e fillojë një ofensivë të madhe në jug të Gazës derisa të mos realizohet plani për evakuimin masiv të civilëve.

Më shumë se gjysmë e 2.3 milionë banorë të Gazas, aktualisht gjenden në Rafah.

Biden këmbëngulë se Netanyahu duhet t’i kushtojë “më shumë vëmendje jetëve të civilëve që po humben si pasojë e veprimeve të ndërmarra”.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim gjashtë-javor, që do të mundësonte lirimin e të gjitha pengjeve dhe dërgimin e ndihmave. /Telegrafi/