LAJMI I FUNDIT:

Beyonce nuk performon në Coachella

Beyonce nuk performon në Coachella

Të gjithë prisnin ta shihnin Beyonce në “Coachella” këtë vit, por kjo nuk mund të realizohet.

Beyonce është në pritje të binjakëve dhe mori vendimin që të mos performojë në festivalin e 2017-ës, por në vitin e ardhshëm, shkruan “BBC”.


Lajmet e fundit rreth Beyonces
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Beyonces

Ky vendim erdhe pasi që doktorët i thanë që duhet të pushojë më shumë dhe të mos ketë shumë aktivitete.

Producenti i festivalit ka thënë se Beyonce nuk do të performojë.

“Si pasojë e këshillave të doktorëve për një orar më rigoroz në muajt e ardhshëm, Beyonce ka marrë vendimin të mos performojë në ‘Coachella Valley Music & Arts Festival 2017’. Pavarësisht kësaj, me kënaqësi iu konfirmojmë se ajo do të performojë në festivalin e vitit 2018. Faleminderit për mirëkuptimin”, tha një përfaqësues i këngëtares.