LAJMI I FUNDIT:

Betim Fazliji mund të rikthehet në Zvicër, dy skuadra pas tij

Betim Fazliji mund të rikthehet në Zvicër, dy skuadra pas tij

Betim Fazliji mund të largohet nga St Pauli pas vetëm një viti qëndrim në qytetin e Hamburgut.

Mesfushori nga Kosova nuk ka pasur shumë hapësira tek skuadra gjermane dhe largimi në verën e këtij viti duket mëse i mundshëm.


24-vjeçari mund të rikthehet sërish në Zvicër ku tanimë dy skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Ish-skuadra e tij St Gallen, por edhe Baseli kanë kontaktuar St Paulin pët të pyetur rreth situatës së Fazlijit.

Në Zvicër po e shohin Baselin si favorit për t’i fituar shërbimet e Fazlijit, pasi aty është trajneri Timo Schultz që e transferoi në St Pauli mesfushorin kosovar.

Një tjetër fakt interesant është se Fazliji ka agjent Philipp Degenin, vëllain e presidentit të Baselit, David Degen.

Reprezentuesi kosovar këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me St Paulin, por kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori