Besim Hasani: Ditë historike për Komitetin Olimpik të Kosovës

Që nga sot, atletët kosovarë kanë të drejtë të garojnë për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike me të drejta të barabarta me shtetet tjera, prandaj Besim Hasani e quajti këtë si “ditë historike”.
“Kjo është një ditë e madhe, historike për atletët e Kosovës. Ju faleminderit shumë”, tha Hasani para delegatëve të KON-it.
“Kemi shumë atletë që kanë marrë medalje. Kjo njohje është një njohje se çka mund të arrihet përmes sportit. I falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur. Kjo është një arritur e madhe, por nuk është fundi i një rrugëtimi. Ky është vetëm, fillimi i një udhëtimi për Kosovës”, deklaroi Hasani.
Kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës i ka dorëzuar kreut të KON-it, Thomas Bach, njëdhuratë me një hartë të Kosovës.
“Ju uroj fat në pjesëmarrjen në lëvizjen olimpike”, tha Bach pasi mori këtë dhuratë. /Telegrafi/



















































