KQZ ndan mbi 2.1 milionë euro për partitë politike të përfaqësuara në Kuvend


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Ky vendim mbulon periudhën nga 9 korrik deri më 31 dhjetor 2026, ku shuma totale e alokuar për këtë fazë arrin në 2,113,735.89 euro.
Sipas Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, mjetet nga ky Fond ndahen në mes të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve të fituara.
Për këtë periudhë, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve/grupeve parlamentare do të ndahet me një vendim të veçantë të KQZ-së.
Pjesa tjetër prej 90% që kap vlerën e 2,083,068.49 euro është ndarë proporcionalisht sipas mandateve, krahas kuotës gjinore prej 30,667.40 euro e cila i është ndarë Lëvizjes Vetëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje, si grupi më i madh parlamentar me 49 ulëse, përfiton vlerën më të lartë prej 850,586.30 euro nga fondi bazë, duke u shtuar edhe kuota gjinore prej 30,667.40 euro, që e çon totalin e saj në 881,253.70 euro.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22 ulëse dhe një përfitim total prej 381,895.89 euro, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 ulëse dhe një vlerë prej 312,460.27 euro.
Më tej, Lista Serbe me 9 ulëse përfiton 156,230.14 euro, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7 ulëse merr 121,512.33 euro.
Subjekti Guxo që është partner me LVV-në por me 3 ulëse në Kuvend përfiton 52,076.71 euro, kurse Kosova Demokratik Türk Partisi me 2 ulëse siguron 34,717.81 euro.
Të gjitha subjektet e tjera parlamentare që përfaqësohen me nga 1 ulëse marrin shumën e njëjtë prej 17,358.90 euro.
Deputetët e certifikuar nga LVV janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir Kërçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Lalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Muja, Armend Baloku, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.
Prej PDK-së, deputetë të Kuvendit janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.
Nga radhët e LDK-së, pjesë e Kuvendit janë: Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.
Nga AAK (Aleanca), në Kuvend do jenë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Tetuta Haxhiu, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.
Berishës dhe Ramadanit, vendin në Kuvend ia lëshuan Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj.
Nga Lista Serbe, pjesë e Kuvendit do të jenë: Zlatan Elek, Igor Simić, Srdjan Popović, Slavko Simić, Jovana Radosavljević, Ljiljana Stefanović, Milan Joksimović, Branislav Nikolić dhe Tanja Vujović.
KDTP do të jetë në Kuvend me Fikrim Damkën dhe Fatma Taçin, ZSPO me Nenad Rashiq, Koalicioni Vakat me Rasim Demirin, IRDK me Elbert Krasniqin, NDS me Emilja Rexhepin, SDU me Duda Baljen, PSA me Artan Asllanin, PLE me Veton Berishën, JDP me Adem Hoxhën dhe PREBK me Albert Kinollin.
Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, filloi afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të vendit. Aktualisht, Kosova është me ushtrues detyrë të presidentit pasi që presidentes së gjashtë, Vjosa Osmani-Sadriu, i përfundoi mandati më 04.04.2026.






































