LAJMI I FUNDIT:

Besiktas kërkon njërin nga këta tre sulmuesit

Besiktas kërkon njërin nga këta tre sulmuesit

Besiktas është në bisedime me Bayern Munich për anësorin Arjen Robben.

Lajmin e ka konfirmuar gazeta prestigjioze sportive, Fanatik, e cila shkruan se sulmuesi anësor shihet si përforcim i madh për Besiktasin.


Përveç holandezit, thuhet se klubi turk është duke monitoruar situatën e Fernando Torres (Atletico Madrid) dhe Radamel Falcao (Manchester United).

Kujtojmë se Besiktasit i duhet edhe vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit që të shpallet kampion në Turqi, ndërsa pritet të ketë përforcime të mëdha për Ligës e Kampionëve. /Telegrafi/