LAJMI I FUNDIT:

Besëtytnitë e Real Madridit përpara finaleve të Ligës së Kampionëve

Besëtytnitë e Real Madridit përpara finaleve të Ligës së Kampionëve

Fakti që Real Madridi ka fituar të shtatë finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, dhe veçanërisht katër të fundit, do të thotë se disa rituale para dueleve mbeten gjithnjë e më të rrepta.

Los Blancos janë të vendosur të fitojnë një tjetër finale, këtë herë kundër Liverpool në Paris.


Por, gazeta spanjolle Marca ka bërë një përmbledhje interesante mbi traditat e klubit mbretëror përpara finaleve.

LIVE: Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit, minutë pas minute
Lexo po ashtu LIVE: Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit, minutë pas minute

Sekreti i madh mbi festimet

Rregulli i parë për të mos folur për festimet. Real Madridi ka përgatitur gjithçka në rast se fiton trofeun, por mbetet sekret i fshehur mirë.

Besëtytnitë e konferencës për shtyp

Karim Benzema ishte lojtari i zgjedhur nga Real Madridi për të përfaqësuar klubin në konferencën për shtyp para ndeshjes ku humben 1-0 ndaj Paris Saint-Germain më 14 shkurt.

Fakti që Los Blancos humbën atë lojë e pengoi atë të merrte pjesë në shtyp konferencë para finales, me Marcelon dhe Thibaut Courtois që ishin lojtarët e Real Madridit që folën para gazetarëve.

Aeroplani VIP

Real Madrid gjithmonë merr me qira një aeroplan për të afërmit, agjentët, ish-lojtarët, anëtarët e nderit, gazetarët dhe të famshëm.

Gazetarët Jorge Bustos dhe Manuel Jabois konsiderohen si të rregullt, ndërsa Richard Gere ishte i pranishëm në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2016 në Milano.

Nacho Pena: Prezantuesi me fat i Real Madridit

Gazetari i DirecTV debutoi në finalen e Lisbonës dhe që atëherë ai ka qenë gjithmonë i ngarkuar për të inkurajuar tifozët e Real Madridit dhe për të shpallur formacionet dhe golat e skuadrës.

Pankartat

Real Madridi do të zbulojë edhe një herë pankartën apo banerin e madh ku shkruhet ‘Hasta el final, vamos Real’, që do të thotë ‘Deri në fund, le të shkojmë Real Madrid’.

Kroos: I fundit që zbret nga autobusi

Ky ritual kryhet në të gjitha ndeshjet e sezonit, veçanërisht në duelet e rëndësishme.

I fundit që zbret nga autobusi është Toni Kroos. Gjithmonë ndodh kështu.

Ekuipazhi i aeroplanit

Real Madridi organizoi që ekuipazhi i avionit për finalet në Lisbonë, Milano dhe Cardiff të ishte i njëjtë.

Tradita nisi në rrugën drejt Lisbonës, pasi Los Blancos mundën 4-0 Bayern Munich në Allianz Arena në gjysmëfinale.

Tradita u prish në Kiev për shkak të distancës dhe ndryshimit të avionit.

Foto pa ‘xhevahirin’

Ka vetëm një traditë që nuk është ndjekur, sepse Cristiano Ronaldo është larguar nga klubi.

Ylli portugez, Marcelo dhe Casemiro bënin gjithmonë të njëjtën foto gjatë rrugës për në qytetin ku priste finalen e Ligës së Kampionëve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori