Ekipi pejan pati lojën nën kontroll, por edhe pse kishte dy gola epërsi në fund e humbi atë pasi mysafirët shënuan dy herë të tjera për ta barazuar takimin, transmeton Telegrafi.

Mysafirët shënuan të parët, para se Shkodran Loshaj të barazoj në 1:1 rezultatin.


Menjëherë pas barazimit të rezultatit, pejanët shënuan edhe dy herë tjera nëpërmjet Besfort Musajt dhe Melos Kelmendit, por në fund epërsia e tyre u shkri duke përfunduar ndeshja në 3:3.

Ndeshja tjetër e zhvilluar në xhiron e tetë ishte mes Llapit dhe Pejës, ku fitorja i takoi vendasve, me rezultat 8:5.

Në ndeshjen tjetër që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së shtatë do të jetë ajo mes Mitrovicës dhe Përlepnicës. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app