Edhe pse përgatitjet kanë filluar me trajnerin Arbnor Morina, pejanët ende nuk kanë zhvilluar ndeshje miqësore.

Pasi ditë më parë iu ndalua ndeshja miqësore me skuadrat e Maqedonisë, Besa e Pejës ka marrë rrugë për në Shqipëri për të luajtur miqësore.


Gjatë ditës së sotme, bardh e kuqtë nga Peja do të luajnë përballë Kastriotit të Krujës në një miqësore.

Takimi mes dy skuadrave, asaj kosovare Besës së Pejës dhe asaj shqiptare Kastriotit të Krujës do të luhet në kryeqytetin shqiptar më saktësisht në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. /Telegrafi/

 
telegrafi sport app