LAJMI I FUNDIT:

Besa Llugiqi rikthehet fuqishëm në Gdansk të Polonisë

Besa Llugiqi rikthehet fuqishëm në Gdansk të Polonisë

Për dy ditë rresht, me ftesë të Operës Baltike në Gdansk të Polonisë, sopranoja e njohur kosovare Besa Llugiqi është rikthyer fuqishëm në ish-Operën Shtetërore Baltike ku interpretoi në rolin kryesor të Thaïs në kuadër të operës “Thaïs” të kompozitorit të njohur francez të epokës romantike, Jules Émile Frédéric Massenet.

Në sallën e stërmbushur të operës në Gdansk, ku ajo kishte debutuar më 2019, Llugiqi sërish rrëmbeu zemrat e publikut vendas të cilët sopranon kosovare e pritën me ovacion.


“Ishte një kënaqësi e madhe për mua të interpretoj dy netë rresht njërin prej roleve të mia të parapëlqyera, Thaïs, e rrethuar me artistë fantastikë dhe orkestrën e mrekullueshme të Operës Baltike në Gdansk. Pas suksesit të Thaïs, mezi pres të vazhdoj provat në rolin e Violetta Valéry në “La traviata”-n e kompozitorit të njohur italian, Giuseppe Verdi, nesër në Bullgari, opera e cila do të shfaqet më 26 mars, në Stara Zagora”, ka thënë Llugiqi pas shfaqjes.

Me këtë rast, përmes një videoje, Llugiqi falënderoi mediet për mbështetjen.

Vlen të theksohet se gjatë shfaqjes në Gdansk, Besa së bashku me kastin e interpretuan himnin e Ukrainës, në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas.

Rolin tejet kompleks, të ndjeshëm, dramatik dhe me shtrirje të gjerë vokale të Thaïs, Llugiqi e interpretoi e shoqëruar nga regjisori dhe dramaturgu i njohur polak, Romuald Wicza-Pokojski, dirigjenti i njohur francez, Nicolas Krauze, baritoni i njohur polak në rolin e Athanaël, si dhe tenori i njohur polak në rolin e Nicias, Lukasz Zaleski. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori