LAJMI I FUNDIT:

Besa Llugiqi mahnit publikun në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora

Besa Llugiqi mahnit publikun në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora

Sopranoja e njohur kosovare, Besa Llugiqi, ishte mysafire speciale, fundjavën që shkoi, në galan glamuroze të operas në amfiteatrik madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora të Bullgarisë.

E parapëlqyera e publikut të Stara Zagorës, sopranoja Llugiqi dhuroi një interpretim të mahnitshëm të arieve të shumta të kompozitorëve njohur botërorë, Niccolo Paganini, Franz Lehár.


Sopranoja Besa Llugiqi thotë për mediat kosovare: “Koncerti në amfiteatrin madhështor antik romak “Avgusta Trayana” në Stara Zagora ishte një përjetim i jashtëzakonshëm për mua. Interpretimin tim publiku e mirëpriti me duartrokitje frenetike. Ishte një gala mbresëlënëse mes kolegësh artistë, regjisorë e dirigjentë të nivelit të lartë”.

Koncerti me dirigjent Dimitar Kosev e regjisor Georgi Dinev është projektuar me një vizion elegant dhe si një prej galave të viteve të njëzeta të shekullit 20.

Përkrah Llugiqit ishte çifti tërheqës i solistëve hungarezë – Szilvi Szendy dhe Karoly Peller.

Në program të galas së operas u shfaqen edhe arie të zgjedhura, duete dhe ansamble të operetave të kompozitorëve të njohur botërorë të tillë si Jacques Offenbach, Richard Georg Strauss, Rudolf Emil Kálmán, të interpretuara nga solistët Elena Petrova, Valeri Turmanov, Elena Mishinova, Boris Taskov, Yanitsa Nesheva, Emiliya Dzhurova, studentë nga Akademia Shtetërore e Muzikës “Prof. Pantcho Vladigerov”, orkestra dhe kori i Operës Shtetërore Stara Zagora.

Publiku pati rastin të shijojë edhe solo dhe shfaqje mbresëlënëse të baletit të Operës së Stara Zagorës. Koreografe ishte Joana Stojanova.

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori