“Nga informata e fundit, ekipi nga Komuna e Gllogocit do të vjen te dielën në Pejë me tifozëri te organizuar,me Tigra të Zi. Po mundohen me 10 autobusë me Tigra me e pushtu “Shahin Haxhiislamin”, dhe m’u shpallë kampion në Pejë?

"Po thojnë se “ata i kanë të gjitha e ne, KF Besa, i paskemi veç dallaveret. Kjo tregon se niveli i pretendentit për titull është jo në nivelin e ekipeve elitare por të ekipeve provinciale, të cilat mundohen të provokojnë dhe të zhvlerësojnë mundin tonë".


"Futbolli luhet ne fushën e blertë e jo ne Facebook dhe me deklarata qesharake, fyerje e me festa te parakohshme”, thuhet ndër tjerë në njoftimin për shtyp, ku klubi më tej e fton tifozërinë pejane që të jetë e pranishme në stadium.

Besa-Feronikeli zhvillohet të dielën me fillim prej orës 16:00, në “Shahin Haxhiislami”.

telegrafi sport app