LAJMI I FUNDIT:

Bes Kallaku: Martesa s’ka ndryshuar asgjë, kam një javë që shikoj veten në rrjetet sociale

Bes Kallaku: Martesa s’ka ndryshuar asgjë, kam një javë që shikoj veten në rrjetet sociale

Një ceremoni si e Hirushes. Padyshim që kjo ishte ideja dhe dëshira e Xhensilës dhe Besit, kur menduan për dasmën e tyre dhe duket se e realizuan. Dyshja simpatike ka celebruar mbrëmjen e së premtes dashurinë e tyre 7-vjeçare.

Me 380 të ftuar dhe me detaje të përsosura, çifti iu betua njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme. Ditën e diel dyshja e ekranit patën edhe ceremoninë tjetër. Një darkë më të thjeshtë, me rrethin e ngushtë familjar, për ta mbyllur kështu historinë e martesës.


Tashmë jeta për çiftin e të sapomartuarve ka nisur krejt normalisht, duke shijuar edhe ditët e para me statusin e ri. “Summer Pages” i “Gazeta Shqiptare” ka mundur t’i shkëpusë një prononcim lidhur me ditët e para me statusin si burrë i martuar. Por, duke njohur sensin e humorit të Besit, natyrisht që përgjigja do të ishte plot satirë brenda. “A thua se unë kam 50 vjet beqar dhe tani më ka ndryshuar jeta me martesën. Në kohën e sotme jeta më ndryshon kur të vijë fëmija. Kam 7 vjet me Xhensilën dhe s’ka asnjë ndryshim”, ka thënë aktori i “Portokallisë”.

Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj dhe dasma me Besin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj dhe dasma me Besin

Politikanët e ftuar, shpenzimet, fustanet e nuses, mbrëmje e beqarisë, këngët e dashurisë, betimet romantike kanë qenë në fokus të medias përgjatë ditëve të fundit. Duket se Besi dhe Xhensila kanë përfshirë të gjithë publikun me dasmën madhështore që bënë. E nëse publiku është i etur për të mësuar detaje të reja, Besi ka deklaruar për “GSH” se është lodhur duke parë një javë rresht fytyrën e tij në rrjetet sociale. “Po mërzitem vetë, jo më të tjerët. Kam 1 javë që sa hap ‘Facebook’-un, më del veç surrati im. Mos prap!”, ka thënë me shaka aktori.

Dama e Xhensilës dhe Besit kushtoi rreth 65 mijë euro.

Pas dasme ka qarkulluar thashethemi se këngëtarja ishte shtatzënë, por duket se ky thashethem nuk ka marrë një përgjigje nga Besi. I pyetur nga ne nëse çifti ishte në pritje të fëmijës së parë, ai ka dashur mos të përgjigjet, duke ngritur edhe më shumë dyshimet se pas martesës, ata do të bëhen së shpejti edhe prindër.

Dasma luksoze e çiftit, 65 mijë euro për ceremoninë në Pallatin e Brigadave

Martesa mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt është një nga dasmat më të përfolura të momentit. Për ditë me radhë mediat kanë treguar detaje interesante për çiftin, ceremoninë, të ftuarit, por edhe shpenzimet. Dasma e tyre hyn te dasmat e shtrenjta. Sipas mediave, ajo ka kapur shifrën prej 65 mijë euro. Betimi para altarit ishte një moment që tërhoqi vëmendjen. Xhensila me një dedikim të ndjerë, tregoi se është e dashuruar marrëzisht. “Betohem se e jotja jam dhe mezi pres të kaloj çdo ditë e çdo pjesë të mbetur të jetës sime me ty. Ti je frymëmarrja ime Bes”, – ishin fjalët e saj. Nuk munguan as surprizat mes çiftit. Ata i dedikuan njëri-tjetrit këngë të kompozuara për këtë rast./GSH.al/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori