LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Shkupi dhe Tirana po bëhen qytete ekologjike

BERZH: Shkupi dhe Tirana po bëhen qytete ekologjike

Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut dhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, janë dy qytete që po kërkojnë në mënyrë aktive mënyra të reja për t’u bërë më të gjelbra, duke përmirësuar cilësinë e ajrit dhe ujit, ngrohje qendrore më të pastër, ndërtesa më efikase komunale dhe private, pyllëzim ose inkurajim për sa më pak të përdorimit të veturave private, deklarojnë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Shkupi dhe Tirana janë në grupin e mbi 20 qyteteve që kanë kërkuar ndihmë nga Programi i BERZH “Qytete të gjelbra”, e cila ka një miliardë euro për mbështetje të qëndrueshme urbanistike.


“Historia jonë mbresëlënëse digjitale mbulon Programin e BERZH “Qytete të gjelbra”, por gjithashtu përfaqëson dy liderët inovativ komunalë të cilat i bëjnë ëndrrat realitet për qytetarët që përfaqësojnë”, thuhet në deklaratën e BERZH-it.

Nga atje thonë se përmirësimi i funksionimit të qyteteve shihet gjithnjë e më shumë si mënyra më e mirë për të arritur ambiciet e marrëveshjes së ndryshimeve klimatike të Parisit 2015./Telegrafi/