LAJMI I FUNDIT:

Bernard Berisha: Pas përvojës, rezultatet do të vijnë

Bernard Berisha: Pas përvojës, rezultatet do të vijnë

Bernard Berisha ka folur para takimit me kombëtaren turke.

Mesfushori me tipare sulmuese ka thënë se përfaqësuesja kosovare ka filluar të bëj përvojë.


“Ngadalë ne po arrijmë përvojën e duhur. Në këtë ndeshje që mendoj se do të jetë mjaft e fortë dhe vështirë hyjmë për rezultat pozitiv,” ka thënë Berisha.

Bernard Berisha do të mbahet në mend si njeriu që nxori penalltinë e parë të Kosovës në kualifikime, kur u faulluar në zonë pas një depërtimi ndaj Finlandës, prej nga rrodhi goli i parë i Kosovës përmes Valon Berishës.

Kosova të dielën luan ndaj Turqisë në kualifikuese për Botërorin Rusia 2018. Ndeshjen e shkuar, Turqia e mposhti Kosovën 2-0.