LAJMI I FUNDIT:

Berisha vazhdon shkëlqimin me Anzhin, asiston në fitore

Berisha vazhdon shkëlqimin me Anzhin, asiston në fitore

Bernard Berisha e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin në Rusi dhe tashmë është ndër lojtarët më të rëndësishëm te Anzhi.

Sot Anzhi mori një fitore të shkëlqyer në Kazan, ndaj Rubinit.


Fitorja 2-1 pati si protagonist të madh pikërisht mesfushorin nga Kosova, i cili në minutën e 42-të dha pasimin e golit të barazimit, shënuar nga sulmuesi Budkivski.

Edhe në disa raste të tjera Berisha kombinoi bukur, sidomos me autorin e golit të fitores Ebesilio, ndërsa në minutën e 75-të u zëvendësua.

Fati ishte me Anzhin, sepse 10 minuta më vonë Rubini humbi edhe 11-metërsh.