LAJMI I FUNDIT:

Berisha para Sportiellos te Atalanta

Berisha para Sportiellos te Atalanta

Transferimi i Etrit Berishës te Atalanta, ku nuk është larguar ende titullari i portës, Marco Sportiello, nuk u duk si zgjidhje e mire e gardianit kuqezi.

Duke shkuar në një klub ku gjendej një portier i afirmuar, Berisha do të duhej të luftonte përsëri për vendin në formacion, ashtu si te Lazio.


Por drejtuesit e klubit të qytetit të Bergamos kanë lënë të kuptohet se lëvizja e tij ka qenë e planifikuar dhe se ata e shohin Berishën seriozisht si një titullar për këtë sezon, ndonëse kanë në radhët e tyre një tjetër portier cilësor.

Giovanni Sartori, drejtori sportiv i Atalantës, duke folur për “Radio Incontro Olympia”, foli edhe rreth temës së transferimit të shqiptarit.

“Berisha si titullar? Nuk më takon mua të flas mbi atë që luan apo jo, por nëse e kemi marrë, ka një arsye”, u shpreh ai.

Sipas mediave italiane, një përplasje mes Sportiellos dhe trajnerit Gasperini ka bërë që ky i fundit të kërkonte një portier tjetër, me zgjedhjen e klubit që ra mbi Berishën.

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen kthehet ndaj Romës dhe shpëton nga humbja, kalon në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë

Liga e Kampionëve

"Tuchel i gaboi të gjitha, Ancelotti i bëri mirë" - Capello tregon detajin që e bëri diferencën ne "Bernabeu"

Liga e Kampionëve
Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Stadiumi spektakolar ku luhej Kupa e Botës është zhytur në ujë

Sport

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori