LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Një moment i rëndësishëm për ne, ëndërr ta shohim Kosovën në evropian apo botëror

Berisha: Një moment i rëndësishëm për ne, ëndërr ta shohim Kosovën në evropian apo botëror

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha folur para ndeshjes me Qipron, duke thënë se ëndërr e çdo futbollisti të Kosovës është kualifikimi në një kampionat evropian apo botëror.

Kosova të enjten nga ora 18:00 luan ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve kundër Qipros.


“Shumica e skuadrës është e re në moshë. Dihet se është një moment shumë i rëndësishëm për ne. Kemi një trajner të ri, por edhe lojtarë të rinj. Kemi folur që nga dita e parë që të japim më të mirën, në mënyrë që në këto ndeshje të cilat i kemi, të marrim rezultate të mira”.

Giresse me mesazh të qartë për futbollistët e Kosovës: Duhet ta nisim me fitore, kemi lojtarët në formë të mirë
Lexo po ashtu Giresse me mesazh të qartë për futbollistët e Kosovës: Duhet ta nisim me fitore, kemi lojtarët në formë të mirë

“Do të jetë një ndeshje vështirë. Jemi përgatitur mirë, por qëllimi është ta nisim mbarë këtë cikël të ri. Kemi stërvitur shumë mirë të gjithë gjatë grumbullimit dhe synimi është të arrijmë fitore”.

“Shumica e lojtarëve jemi duke u rritur në moshë dhe e dimë se është moment i rëndësishëm për të gjithë ne për të arritur diçka. Nga dita e parë kemi folur së bashku për ta dhënë maksimumin në këto katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve”, ka thënë fillimisht Berisha.

Berisha, tani 29-vjeçar është pjesë e Kosovës prej viti 2016, kur vendosi të largohet nga Norvegjia. Ai ka thënë se ëndërr e kësaj gjenerate të Kosovës është kualifikimi në një ngjarje të madhe futbolli.

“Besoj se është momenti që ne të arrijmë diçka të madhe. Kam një ëndërr, por edhe të tjerët njëjtë që të mundohemi të arrijmë të kualifikohemi në Evropian apo Botëror. Të gjithë po dukemi mirë dhe jemi të përgatitur”.

“Me ardhjen e përzgjedhësit të ri, ka ardhur edhe një frymë e re. Është parë në dy ndeshjet që i patëm në mars dhe besoj se që nga nesër për ne nis një cikël i ri dhe një ëndërr drejt një suksesi të madh. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme të fitohet”, ka thënë Berisha.

Pas ndeshjes kundër Qipros, Kosova të dielën e pret Greqinë. Në Prishtinë e pret edhe Irlandën e Veriut më 9 qershor, ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim ndeshjen e fundit për këtë muaj kundër Greqisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori