LAJMI I FUNDIT:

Berisha mbërrin sot në Romë për teste mjekësore te Lazio

Berisha mbërrin sot në Romë për teste mjekësore te Lazio
(Foto: Getty Images)

Valon Berisha karrierën e tij do ta vazhdoj në kampionatin italian

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur marrëveshje për transferimin e tij te Lazio.


25-vjeçari ditën e sotme do të jetë në Romë për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore te Lazio.

Lazio dhe skuadra austriake Red Bull Salzburg kanë arritur tanimë marrëveshjen.

Kryeqytetasit janë pajtuar të paguajnë tetë milionë euro si dhe një tjetër në formë bonusesh.

Edhe pse nuk është zbuluar ende, mediat italiane besojnë se Berisha do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me Lazion.

Berisha kishte një vit të jashtëzakonshëm me Salzburgun duke shënuar 13 gola e duke asistuar në 11 të tjerë.

Vlen të ceket se Berisha kishte arritur t’i shënon gol këtë vit Lazios në kuadër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/