LAJMI I FUNDIT:

Bëri komente për të ardhmen e tij që acaruan tifozët e Bayernit, Tuchel tani lidhet me një gjigant tjetër

Bëri komente për të ardhmen e tij që acaruan tifozët e Bayernit, Tuchel tani lidhet me një gjigant tjetër

Thomas Tuchel ka dhënë një sugjerim të madh se ku dëshiron të menaxhojë më pas – dhe kjo ka lënë të zemëruar tifozët e Bayern Munich.

Trajneri gjerman 50-vjeçar e ka gjetur veten nën presion këtë sezon. Ai e udhëhoqi klubin drejt titullit të Bundesligës sezonin e kaluar pasi mori drejtimin në mars, por Bayern aktualisht është pas liderit Bayer Leverkusen me dy pikë.


Tuchel është kritikuar nga disa nga ish-lojtarët legjendar të Bayernit për nënshkrimet e tij dhe ka vetëm pak më shumë se një vit nga kontrata e tij.

Xavi konfirmoi largimin, trajneri i madh ia bën 'me sy' Barcelonës
Lexo po ashtu Xavi konfirmoi largimin, trajneri i madh ia bën 'me sy' Barcelonës

Tani ai ka ndezur spekulime për të ardhmen e tij duke treguar se do të donte të menaxhonte në Spanjë.

Dhe këto komente erdhën në të njëjtën fundjavë kur trajneri i Barcelonës, Xavi njoftoi se do të largohet këtë verë.

Tuchel, i cili fitoi Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në krye të Chelsea, tha: “Lëvizja jashtë vendit do të më pëlqente përsëri”.

Reagim zyrtar nga Bayerni në lidhje me deklaratën e Tuchel ku përmendi La Ligën
Lexo po ashtu Reagim zyrtar nga Bayerni në lidhje me deklaratën e Tuchel ku përmendi La Ligën

“Spanja ka një ligë të jashtëzakonshme. Nga këndvështrimi im, dhe bazuar në përvojën time të punës me spanjollët, ata karakterizohen nga një sasi e jashtëzakonshme e vetëbesimit”.

“Kur flisni me lojtarët spanjollë, unë shpejt e kuptoj se jeni duke u angazhuar me atë person”, ka shtuar më tej ai.

Këto komente acaruar tifozët Baravrezë, që kanë kërkuar shkarkimin e tij të menjëhershëm.

“Nxirreni atë njeri nga klubi”, shkroi njëri. Një tjetër deklaroi: “Ai dëshiron të jetë trajner i Barcelonës”.

Lista me 11 trajnerët më të paguar në botë - më i paguari në La Liga, i fundit në listën nga Liga Premier
Lexo po ashtu Lista me 11 trajnerët më të paguar në botë - më i paguari në La Liga, i fundit në listën nga Liga Premier

Një i tretë pohoi: “Ai fjalë për fjalë po bën fushatë për postin e trajnerit të Barcelonës”.

Një tjetër shkroi: “Epo, ka një vend të hapur në Barcelonë dhe ne, si tifozë të Bayernit, do të jemi më se të kënaqur t’ju shohim të largoheni nga klubi ynë”.

Ndërkohë, Tuchel mund të dalë si objektiv për një klub tjetër.

Daily Express gjithashtu ka pohuar se emri i tij është shtuar në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Erik ten Hag nëse Manchester United shkarkon holandezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori