LAJMI I FUNDIT:

Benzema, “djali i keq” i futbollit francez

Benzema, “djali i keq” i futbollit francez
NICE, FRANCE - OCTOBER 8: Karim Benzema of France looks on during the international friendly match between France and Armenia at Allianz Riviera stadium on October 8, 2015 in Nice, France. (Photo by Jean Catuffe/Getty Images)

Karim Benzema, një emër që kohët e fundit në Francë ka prodhuar debat dhe polemika.

Pak orë pas deklaratës të lojtarit i cili akuzoi francezët për racizëm, duke e cilësuar këtë edhe si motivin më kryesor për përjashtimin nga Kombëtarja, “Daily Mail” futet më në detaje në jetën e sulmuesit, duke zbuluar disa anë të errëta të së shkuarës së tij.


Benzema që në fëmijëri mbante nofkën Coco, është rritur në një nga getot më të izoluara të Lyonit.

Ai, ashtu si shumë të rinj të brezit të dytë apo të tretë të emigrantëve nga Afrika e Veriut e kaloi rininë në lagjen famëkeqe “Bron-Terraillon” ku bandat dhe krimi i armatosur bëjnë ligjin.

Benzema është i apasionuar pas muzikës hip hop, adhuron Valentino Rossin dhe është i fiksuar me filmin “Gangsterët Amerikanë”.

Talenti i madh e shkëputi atë nga llumi i lagjes së varfër dhe e katapultoi direkt në majën e futbollit botëror. Ai tashmë është pjesë e Realit të Madridit ku përfiton 10 milionë euro në vit dhe luan përkrah futbollistëve më të mirë të globit.

Gjithsesi, as me hapin e madh të jetës, ai nuk arriti ta ndryshonte karakterin e formuar që në rini që i nxjerr në pah limitet. Shembulli më i mirë është historia e shantazhit ndaj shokut të skuadrës Mathieu Valbuena. Tashmë e ardhmja e tij është kthyer në një nga çështjet më të mëdha të debatuara në Francë, që nga Eric Cantona apo edhe deri tek kryeministri Manuel Valls.

Për këtë arsye, Federata u detyrua ta përjashtonte nga Kombëtarja. Në këtë mënyrë lind pyetja: Si është e mundur që një nga lojtarët më të pasur dhe të vlerësuar të botës të dështojë në këtë mënyrë?

E vërteta është që Benzema nuk është larguar asnjëherë nga getoja e tij në Lyon pasi kjo nuk është hera e parë që ai ka telashe me ligjin. Në vitin 2012 bashkë me Ribery u akuzua për marrëdhënie seksuale me një minorene, por ia hodhi paq.

Këtë herë, nëse rezulton fajtor për akuzat e ngritura nga prokuroria, 28-vjeçari rrezikon deri në 5 vjet heqje lirie dhe ky do të ishte fundi i karrierës së tij.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori