LAJMI I FUNDIT:

Benatia e ka refuzuar Unitedin për t’u transferuar në Katar

Benatia e ka refuzuar Unitedin për t’u transferuar në Katar
TURIN, ITALY - NOVEMBER 03: Medhi Benatia of Juvetus gestures during the Serie A match between Juventus and Cagliari on November 3, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)

Manchester Unitedi është përpjekur ta transferojë Medhi Benatian nga Juventusi, mirëpo ai ka preferuar që të transferohet te Al-Duhail në Katar.

Mbrojtësi maroken ka kërkuar largimin nga Zonja e Vjetër, në mënyrë që të kalojë në një skuadër ku do të luajë më shumë.

Medhi Benatia do ta vazhdojë karrierën në Katar (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Klube të shumta kanë shprehur interesim për 31-vjeçarin, duke përfshirë, Milanin, Olympique Marseille dhe Djajtë e Kuq.

Por, duket se ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Katar, ku do të nënshkruajë kontratë trevjeçare dhe në sezon do të përfitojë pesë milionë euro plus bonuset.

Lajmet për Medhi Benatia
Lexo po ashtu Lajmet për Medhi Benatia

Për shitjen e lojtarit te Al-Duhail, Juventusi do të përfitojë 10 milionë euro nga shuma e transferimit.

Benatia ka luajtur te Juve që nga viti 2016 (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, Sportitalia njofton se Manchester Unitedi është përpjekur gjatë të enjtes që ta transferojë Benatian dhe klubi anglez është pajtuar të paguajë dhjetë milionë euro për të.

Mirëpo, oferta e klubit anglez ishte 3.7 milionë euro për sezon, derisa qendërmbrojtësi ka kërkuar 4.5 milionë euro. Prandaj, ka vendosur të shkojë në Ligën e Yjeve të Katarit, ku do të paguhet akoma më shumë.

Martin Caceres është futbollisti që do ta zëvendësojë marokenin, për kthimin e të cilit Juve do të paguajë 600.000 euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori