LAJMI I FUNDIT:

Ben Yedder ia dedikon golin ndaj Barcelonës, sulmuesit të zhdukur Sala: Për vëllanë tim!

Ben Yedder ia dedikon golin ndaj Barcelonës, sulmuesit të zhdukur Sala: Për vëllanë tim!

Barcelona u mposht nga Sevilla me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Mbretit, ndeshje e luajtur në Andaluzi.

Sevilla ka bërë një hap para në kualifikimin tutje në gjysmëfinale të Copa del Rey pas fitores në shtëpi ndaj Blaguranëve.

Në këtë fitore të Sevillas goli i parë u shënua nga Pablo Sarabia (58′), ndërsa goli i dytë erdhi nga Wissam Ben Yedder (76′) pas asistimit nga Ever Banega.

Sevilla mposht Barçën në ndeshjen e parë në çerekfinale të Kupës së Mbretit
Lexo po ashtu Sevilla mposht Barçën në ndeshjen e parë në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Goli i dytë përveç se siguroi fitoren e Sevillas kishte edhe diçka tjetër të veçantë.

Të gjitha lajmet rreth Emiliano Sala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Emiliano Sala

Sulmuesi i Sevillas vendosi t’ia dedikojë golin sulmuesit të zhdukur argjentinas, Emiliano Sala.

Wissam Ben Yedder dhe (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Pas golit, Ben Yedder zhveshi fanellën e tij duke zbuluar një mbishkrim si dedikim për sulmuesin e Cardiff Cityt.

“Për vëllanë tim, forca Sala”, shkruante në fanellën e zbuluar nga Ben Yedder.

Ndryshe, zhdukja e sulmuesit me aeroplan privat gjatë rikthimit te ish-klubi i tij Nantes ka bërë bujë të madhe tek sportëdashësit, të cilët po luten për të. /Telegrafi/

Kush është Ben Yedder, njeriu që e eliminoi i vetëm Unitedin - Vjen nga zona më e rrezikshme e Parisit, i rritur me Riyad Mahrezin dhe karrierën e nisi me futsall
Lexo po ashtu Kush është Ben Yedder, njeriu që e eliminoi i vetëm Unitedin - Vjen nga zona më e rrezikshme e Parisit, i rritur me Riyad Mahrezin dhe karrierën e nisi me futsall

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori