LAJMI I FUNDIT:

Ben Yedder e pranon publikisht madhështinë e Messit: Na mundi një futbollist nga një planet tjetër

Ben Yedder e pranon publikisht madhështinë e Messit: Na mundi një futbollist nga një planet tjetër

Barcelona ka arritur ta përmbysë dy herë rezultatin ndaj Sevillas dhe në fund t’i marrë tri pikët.

Katalunasit ishin duke pësuar humbje 1-0 dhe 2-1, por kur ke në skuadër një lojtar si Lionel Messi, atëherë nuk duhet të kesh frikë nga humbja.


Messi arriti të shënoj het-trick në këtë sfidë për t’i dhënë Barcelonës fitoren me rezultat 4-2.

Ylli argjentinas ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Sevillës dhe për këtë është në dijeni edhe sulmuesi i bardh e kuqve Wissam Ben Yedder.

Wissam Ben Yedder i dëshpëruar me humbjen nga Barcelona. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi francez pas ndeshjes ka bërë një postim mjaftë interesant në profilin e tij në Instagram.

28-vjeçari ka shkruar se skuadra e tij është mposhtur nga një lojtar i një planeti tjetër.

“Në këtë botë, ne do ta kishim fituar këtë lojë… por ka një lojtar nga një planet tjetër që deshi ndryshe. Krenar për ekipin, kurrë nuk heqim dorë. Përpara Sevilla”, ka shkruar sulmuesi francez.

Lionel Messi duke festuar njërin nga tre golat e shënuar ndaj Sevillës. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Ben Yedder kësisoj e ka pranuar madhështinë e yllit argjentinas Lionel Messi.

Ky postim i ish-anëtarit të Toulouses është shpërndarë jashtëzakonisht shumë nëpër faqe të ndryshme të futbollit në rrjetet sociale.

Përveç tre golave në këtë takim, Messi arriti të asistoj edhe në golin e katërt për skuadrën e tij të shënuar nga Luis Suarez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori