LAJMI I FUNDIT:

Ben Foster parashikon tabelën e Ligës Premier për edicionin 2022/23: Kush shpallet kampion, garat evropiane dhe kush bije në Championship

Ben Foster parashikon tabelën e Ligës Premier për edicionin 2022/23: Kush shpallet kampion, garat evropiane dhe kush bije në Championship

Ben Foster ka bërë parashikimet e tij në Ligën Premier përpara sezonit të ri.

Portieri u largua nga Watford këtë verë dhe duket se do të rikthehet në Championship me West Brom.


Ai mund të mos jetë më një lojtar i Ligës Premier, por Foster ka vazhduar me videot dhe podkastin e tij në YouTube gjatë gjithë verës.

Rezultatet e të gjitha javëve dhe tabela përfundimtare - kush e fiton Ligën Premier, vendet në Evropë dhe kush bije në Championship
Lexo po ashtu Rezultatet e të gjitha javëve dhe tabela përfundimtare - kush e fiton Ligën Premier, vendet në Evropë dhe kush bije në Championship

Dhe tani, vetëm disa javë para fillimit të sezonit, ai ka parashikuar të gjithë tabelën e ligës elitare angleze nga 1-20-ta.

Nëse dikush mund të parashikojë tabelën e Ligës Premier para fillimit të sezonit, është dikush që ka luajtur në ligën e parë për shumë vite.

Natyrisht, afati i transferimeve është e hapur deri në fund të gushtit dhe shumë mund të ndryshojnë nga tani në atë kohë.

Po kryhet njëri ndër hetimet më të mëdha në histori të Ligës Premier: Mbi 300 lojtarë dyshohen për evazion fiskal
Lexo po ashtu Po kryhet njëri ndër hetimet më të mëdha në histori të Ligës Premier: Mbi 300 lojtarë dyshohen për evazion fiskal

Por, Foster ka dhënë parashikimin e tij se kush shpallet kampion, kush luna në garat evropiane dhe kush do të bije në Championship.

Portieri po e mbështet Man Cityn për të fituar sërish Ligën Premier. Jo vetëm kaq, por ai mendon gjithashtu se City mund të fitojë tripletën – duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve të parë në histori.

Është interesante se ai ka shkuar për Chelsean dhe jo për Liverpoolin si sfiduesit më të mëdhenj të Cityt sezonin e ardhshëm.

Ende nuk ka filluar sezoni i ri në Ligën Premier, por vendoset një rekord i ri
Lexo po ashtu Ende nuk ka filluar sezoni i ri në Ligën Premier, por vendoset një rekord i ri

Liverpool dhe Spurs përbëjnë katërshen më të mirë në sytë e Fosterit pasi Arsenali dhe Manchester United mbeten jashtë.

Në pjesën tjetër të top 10-ës janë Leicester, West Ham, Newcastle dhe Wolves.

Liga Premier ndryshon rregullin për djelmoshat që mbledhin topat rreth fushës
Lexo po ashtu Liga Premier ndryshon rregullin për djelmoshat që mbledhin topat rreth fushës

Poshtë në fund, Foster mendon se Bournemouth i sapo promovuar (i 20-ti) dhe Nottingham Forest (i 19-ti) janë në situata të vështira.

Megjithatë, ai ka përfshirë Southamptonin – i cili po përgatitet për sezonin e tyre të 11-të radhazi në ligën e parë – në zonën e rënies duke thënë “Unë shqetësohem për ta këtë sezon”. /Telegrafi/

Ben Foster's Premier League table

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori