eksperti ad

Reperi i ri i skenës, Bellz MM, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

"Traumatized", titullohet kënga e tij, e cila është një baladë e lehtë në rrymat RnB dhe hip-hop.


Nga komentet e para në kanalin YouTube, duket se kënga është pritur mirë nga publiku.

Bellz MM është një reper i ri me prejardhje nga Rahoveci, i vili jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka për synim që të ketë një të ardhme të suksesshme në hip-hop, nga ku duket se fillimet i ka mjaft të mbara. /Telegrafi/