Bardhekaltërit e shkruan historinë sonte duke u kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike, ku i pret Rilski i Bullgarisë, që e mposhti Pejën në palestrën Karagaçi.

Ndeshja e parë finale do të luhet në Prishtinë me 21 prill, që pritet të jetë ndeshje me shikueshmëri rekorde në tërë historinë e basketbollit kosovar, teksa ndeshja e dytë finale dhe vendimtare do të luhet me 29 prill në Samokov të Bullgarisë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app