Bëhet virale videoja e Kidës në një koncert, ku 'sulmohet' nga fansat teksa e tërheqin për të bërë fotografi me të

Artistja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi - Kida, momentalisht është një nga emrat më të pëlqyer të estradës.
Krahas projekteve të reja, ajo po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.
Këngëtarja së fundmi ka qenë për të performuar në një klub së bashku me reperin Ledri Vula.
@lyricss_brokenn Reply to @taynamyquenn1
Derisa në një moment është ndalur për t’i bërë një pyetje kolegut të saj, Kida është sulmuar në skenë nga disa fansa që e kanë tërhequr për të bërë fotografi.

Videoja tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej nëpër TikTok.
@lyricss_brokenn 😳😳😳😳 #rina#rinabalaj#kida#kidator#ylli#ylllimani#fypシ#fyp#edits#edit#prishtina#prishtinacity#fifi#fifitor#dhuratadora#dorators#viraltiktok#viral#rinator#prishtina#music#lyrics
Lidhur me këtë deri më tani nuk është se u bë një reagim nga vet artistja, meqë menjëherë ka pasur një ndërhyrje nga rojet e sigurisë.
Kida dhe Ledri ditë më parë sollën bashkëpunimin e tyre të radhës “Tdu” që u prit tejet mirë nga publiku. /Telegrafi/






















































