LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha do të prezantojë në spektaklin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2020

Bebe Rexha do të prezantojë në spektaklin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2020
Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Spektakli i madh i ndarjes së çmimeve muzikore, MTV Video Music Awards, do të mbahet këtë të diel.

Ngjarja fillimisht ishte planifikuar të mbaheshin në Barclays Center për herë të parë që nga viti 2013. Për shkak të pandemisë COVID-19, ngjarja pritej të mbahej me “audiencë të kufizuar ose pa”, si një nga ngjarjet e para të mëdha që do të zhvillohet në qytet që nga fillimi i pandemisë në shtet.


MTV përfundimisht hoqi komponentin e brendshëm të ceremonisë në Barclays pas “konsultimit të ngushtë me zyrtarë shëndetësorë shtetërorë dhe vendorë” dhe njoftoi se do të zhvillohej në një format të hapur në të gjithë qytetin; Në vend të kësaj, Barclays Center do të presë shfaqjen në vitin 2021.

Dy shqiptare janë të nominuara në këtë ngjarje të madhe të ndarjes së çmimeve.

Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.

Por në këtë shfaqje sivjet nuk do të mungojë edhe një tjetër shqiptare, e ajo është Bebe Rexha.

Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuari special të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.

Kujtojmë që vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori