eksperti-banner

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur Vitin e Ri 2022 në Los Angeles.

Ajo u kthye në vendin e yjeve, pak ditë pasi qëndroi për festat e fundvitit te familja e saj në New York.


Ashtu siç i ka ngacmuar fansat me disa fotografi nga studio, Bebe Rexha ka lënë të kuptohet se është duke punuar për albumin e tretë të saj.

beberexha 271523987 448391216751670 2454571762177838212 n

Ndërkohë, megjithëse ka qenë më pak aktive këto kohë në rrjetet sociale, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram së fundmi disa fotografi të reja.

Në këto imazhe, ajo mund të shihet me një dukje mjaft atraktive me syze portokalli, teksa merr poza në veturën e saj.

beberexha 271396359 1301350436944217 6590594325240356631 n

Këto janë fotografitë e parë që artistja e hitit “I’m a mess” ka publikuar në rrjetet sociale këtë vit.

Vetëm pak javë më parë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares) tregoi anën e saj emocionale, përmes një videoje të hedhur në TikTok.

@beberexha

Honest update.

Ajo u shpreh se vitin e kaluar kishte shtuar shumë peshë dhe ishte në peshën më të madhe që ka qenë ndonjëherë në jetën e saj – dhe se kjo është ndër arsyet se pse ka publikuar më pak fotografi gjatë vitit 2021. /Telegrafi/

271450803 1131418654371139 4799752163314916457 n 1