LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shuan shpresat për një bashkëpunim me Ritën, Duan dhe Ava Max: Do të doja, por mesa duket nuk do të ndodhë

Bebe Rexha shuan shpresat për një bashkëpunim me Ritën, Duan dhe Ava Max: Do të doja, por mesa duket nuk do të ndodhë
Këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max (Foto: Ilustrim)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e emocionuar për albumin e saj të dytë, që do të dalë në shitje javën e ardhshme.

Ajo u ka dhënë fansave mundësinë që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje në Twitter lidhur me albumin e saj të ardhshëm, shumë prej të cilëve ajo u është përgjigjur.

Teksa zbuloi se shumica e këngëve do të jenë “të errëta”, Bebe Rexha u pyet nga një fans edhe në lidhje me bashkëpunimin e shumë përfolur me shqiptaret tjera të famshme: Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max.

Këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max (Foto: Ilustrim)

31-vjeçarja disa vite më parë iu kishte bërë një ftesë të hapur vajzave në Twitter për t’u bërë bashkë për një super-bashkëpunim, por që mesa duket nuk është gati të ndodhë për momentin.

“Dueti me Rita Orën, Dua Lipë dhe Ava Max nuk po vjen, apo?”, ka pyetur një nga fansat.

Ndërkohë, artistja me rrënjë shqiptare i është përgjigjur duke shkruar: “Sinqerisht jo. Do të doja por jo”.

Mesa duket, katër divat shqiptare nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim, që më shumë se kurrë do të vinte në pah talentin e shqiptarëve.

Ndërkohë, Ava Max, pak muaj më parë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ishte pyetur rreth këtij bashkëpunimi, ku kishte shprehur dëshirën që kjo të ndodhte.

Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri
Lexo po ashtu Ava Max intervistë ekskluzive për Telegrafin: Krenohem që jam shqiptare, ju premtoj se shumë shpejt do të vij në Shqipëri

“Një bashkëpunim me të gjitha ne femrat nga Shqipëria do të ishte një ëndërr absolute. Kur Bebe Rexha më ftoi për një bashkëpunim unë isha gati të kuptoj diçka! Ne në fakt jemi bërë miq dhe kemi qëndruar afër që nga ajo ftesë. Le të shohim se çfarë na pret në të ardhmen sa i përket një kënge nga të gjitha ne – Unë ju thashë se ka shumë muzikë të re që do të vij në vitin 2021”, kishte thënë ajo. /Telegrafi/

Këngëtaret shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max (Foto: Ilustrim)

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Bëri një koment për ish-krerët e UÇK-së, Gold AG i reagon aktorit Enver Petrovci

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori