Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë është shndërruar në kryetemën e mediave shqiptare.

Ajo realizoi një vizitë në atdheun e saj të dashur, Shqipëri, për të parë nga afër gjendjen e shqiptarëve pas tërmeteve të fundit që goditën shtetin.


30-vjeçarja u prek nga gjendja e vështirë e bashkëkombësve të saj, teksa premtojë se do të bëjë të pamundurën për t'iu ndihmuar atyre.

q2

Teksa vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm në rrafshin ndërkombëtar - sukseset për Bebe Rexhën duket se nuk kanë të ndalur.

Ajo është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan çdo herë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj personale dhe profesionale.

bib1 scaled

Vetëm në rrjetin social Instagram, ajo numëron tashmë plot 10 milionë njerëz që e ndjekin atë.

bibi8

Kjo shifër e arritur duket të jetë një tjetër sukses për këngëtaren shqiptare, e cila ka qenë gjithnjë e hapur për fansat në rrjetet sociale, duke folur hapur edhe për vështirësitë në jetën e saj dhe stigmën që e shoqëron.

Kështu, ajo bëhet shqiptarja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, që pasohet nga Rita Ora që renditet e dyta me 15.6 milionë, dhe Dua Lipa e cila prin e para me 36.7 milionë njerëz që e ndjekin në Instagram. /Telegrafi/