LAJMI I FUNDIT:

Bayerni po tenton në janar transferimin e Frenkie de Jong

Bayerni po tenton në janar transferimin e Frenkie de Jong

Bayern Munich vazhdon të interesohet për transferimin e Frenkie de Jong.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka shprehur interesim për holandezin i cili me ardhjen e Xavit në krye të Barcelonës nuk e ka më vendin e sigurt në formacionin bazë.

Xavi po preferon treshen Gavi, Busquets dhe Pedri, kështu që De Jong nuk konsiderohet më si i pashitshëm nga Barcelona.

Marca ka raportuar se Bayerni po interesohet për shërbimet e holandezit dhe synon transferimin e tij qysh në janar.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Bavarezët janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e ish-mesfushorit të Ajaxit.

Trajneri i Bayernit, Julian Nanglesmann e pëlqen shumë De Jongun dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Edhe në rast se do të refuzohet oferta e tyre në janar, Bayern janë të vendosur të provojnë në verë për transferimin e reprezentuesit holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori