LAJMI I FUNDIT:

Bayerni dhe Barcelona e duan transferimin e Kamaras

Bayerni dhe Barcelona e duan transferimin e Kamaras

Bayern Munichu dhe Barcelona janë tejet të interesuara për transferimin e Boubacar Kamaras.

Sipas asaj që raporton Footmercato, dy gjigantët evropianë duan ta transferojnë anëtarin e Marseilles qysh në janar.


Kontrata e Kamaras skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe skuadra franceze mund ta humbë atë me parametra zero.

Andaj, Marseille e di se lojtari nuk dëshiron ta rinovojë kontratën dhe duan ta shesin qysh në janar.

Mesfushori është i interesuar që të kalojë te Barcelona, por që nuk përjashtohet as Bayerni si opsion.

Katalunasit ishin shumë afër transferimit të tij në verën e këtij viti, mirëpo në fund nuk e transferuan. /Telegrafi/