LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich ka mesfushor cilësor, nuk ka nevojë për Renato Sanchezin

Bayern Munich ka mesfushor cilësor, nuk ka nevojë për Renato Sanchezin

Jupp Heynckes nuk po planifikon rikthimin e mesfushorit Renato Sanches te Bayern.

Portugezi u huazua për një vit në verën e shkuar te Swansea City, por atje ai ka dështuar po aq sa në Bayern Munich dhe së fundmi është raportuar se mund ta mbyllë para kohe aventurën në ishull.


Pra, Sanches mund të rikthehet që në janar te Bayern, meqë klubi bavarez nuk mund ta huazojë diku tjetër, siç e parashikojnë rregullat e mirëpërcaktuara të FIFA-s për transferimin e lojtarëve.

Mesfushori portugez është paraqitur në nëntë ndeshje në Ligën Premier

I pyetur për këtë çështje nga gazetarët, trajneri i kampionëve të Bundesligës është shprehur se di si të punojë me lojtarë si Sanches, por nuk e ka kërkuar rikthimin e tij.

“Sinqerisht, nuk kemi bërë ndonjë diskutim për këtë. Reparti i mesfushës është plot me lojtarë cilësorë. E di se ç’do të thotë të punosh me lojtarë nga Portugalia apo Brazili. Ata kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe t’u tregosh si duhet të sillen. Sanches ka talent, por është i ri. Duhet çdo ditë punë dhe disiplinë”, tha gjermani.

Theksojmë se deri më tani reprezentuesi portugez për skuadrën uellsiane ka luajtur nëntë ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori