LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Edhe pse ai mezi ka pasur ndonjë mundësi në Real Madrid, reputacioni i Arda Guler ka qenë në rritje që kur iu bashkua klubit.

Sipas raportimeve nga Defensa Central, Bayern Munich ka treguar interesim për lojtarin dhe do të ishte i gatshëm të ofronte deri në 40 milionë euro për ta nënshkruar këtë verë.


Edhe pse interesimi i Bayernit është i dukshëm, Real Madrid duket se nuk dëshiron ta lërë Gulerin të largohet në këtë moment.

Zbulohet vendimi që ka marrë hierarkia e Real Madridi për Arda Guler
Lexo po ashtu Zbulohet vendimi që ka marrë hierarkia e Real Madridi për Arda Guler

Lojtari mezi ka përfunduar një sezon në klub dhe drejtuesit preferojnë të vlerësojnë potencialin e tij të ardhshëm përpara se të marrin një vendim për të ardhmen e tij në skuadrën e bardhë, ku sulmuesi turk ka luajtur gjithsej 196 minuta në të cilat ka shënuar një gol.

Real Madridi zgjedh të presë dhe të vëzhgojë zhvillimin e talentit turk përpara se të shqyrtojë ndonjë ofertë, por që një huazim nuk përjashtohet.

Shtohen mundësitë e largimit për Arda Guler - tri klube i duan shërbimet e turkut
Lexo po ashtu Shtohen mundësitë e largimit për Arda Guler - tri klube i duan shërbimet e turkut

Përcaktimi nëse ai ka një vend në ekipin e parë do të bazohet në performancën dhe përparimin e tij në klub, duke sugjeruar se e ardhmja e tij ende nuk është përcaktuar në Los Blancos.

Andaj, Bayern Munich do të ketë mundësinë që të transferojë lojtarin, por jo në mënyrë permanente – por vetëm si huazim i thjeshtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori