LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Lojtarët e larguar u analizuan dhe u liruan, Llapi do të jetë ‘Baseli i Kosovës’

Batatina: Lojtarët e larguar u analizuan dhe u liruan, Llapi do të jetë ‘Baseli i Kosovës’

Llapit ka bërë shumë rokada në afatin kalimtar dimëror, duke i lënë të largohen përveç trajnerit edhe disa lojtarë me emër në futbollin e Kosovës.

Pas largimit të Bekim Shotani në krye të Llapit erdhi Xhengis Rexhepi, ndërsa i janë larguar lojtarë si Dardan Jashari, Shend Kelmendi dhe portieri Bledar Hajdini.

Jashari kishte qëndruar te Llapi mbi katër vite e gjysmë, duke qenë lojtari më i vjetër në klub.

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Dardan Jasharin
Lexo po ashtu Zyrtare: Ballkani nënshkruan me Dardan Jasharin

Pastaj Shend Kelmendi, një talent që ka luajtur te Prishtina dhe Trepça ’89.

Befasia më e madhe ishte huazimi i Bledar Hajdinit te Ballkani, pasi që erdhi si përforcimi më i madh i këtij klubi në verë.

Zyrtare: Ballkani nënshkruan me portierin Bledar Hajdini
Lexo po ashtu Zyrtare: Ballkani nënshkruan me portierin Bledar Hajdini

Largimi i këtyre lojtarëve nuk e preokupon aq drejtorin gjeneral të klubit, Tahir Batatinën.

“Ndryshimet kanë ardhur në aspektin profesional dhe kemi analizuar situatën shumë me kujdes dhe kemi mbuluar pozicionet e tyre me lojtar shumë cilësor. Kam bërë ndryshime në pozicionet qe kemi pasur ngecje atu ku kamë menduar se kemi nevojë”.

Ai tregon edhe arsyen se pse i ka larguar disa lojtarë nga klubin.

“Lirimi i këtyre lojtarëve nuk e zbehë as pak misionin tonë, që ne të jemi sa më lart në renditje dhe të jemi se bashku në garë me dy kandidatët tjerë për kreun”.

“Ne do t’i respektojmë te gjitha skuadrat që ne garojmë, por jemi të qetë nuk kemi presion. Ne luajmë dhe do të paraqitemi nga ndeshja në ndeshje duke e ngritë lojën e mirë të skuadrës. Ky është qëllimi im dhe i shefit të shtabit teknik. Një  Llap i konsoliduar mirë dhe për shtigje afatgjata. Të jemi ekip i dashur për adhuruesit e futbollit”, ka thënë Batatina për Telegrafin.

Tutje ai shtoi se klubi po punon që tu jepet sa më shumë hapësirë talenteve.

“Mirlind Daku dhe Festim Alidema e rritin motivin e lojtarëve, se Llapi ka vizion për t’i ngritur dhe avancuar lojtarët në nivele evropiane dhe ky o misioni im”.

Nga Llapi mund të largohet Festim Alidema, i cili sipas klubit ka oferta nga disa klube në Zvicër.

“Me punë ne do të jemi një Basel i vërtet i Kosovës duke i ngritur dhe avancuar talentët. Nëse Festimi lëvizë do ta zëvendësojmë me një super lojtar dhe nuk do të lejojmë vakum në skuadër”, deklaroi Batatina për Telegrafin.

Llapi është eliminuar nga Kupa, ndërsa pranverën e fillon me vizitën te KEK-u. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori