LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Llapi do ta kërkojë titullin në sezonin e ri

Batatina: Llapi do ta kërkojë titullin në sezonin e ri

Pas humbjes nga Feronikeli, Llapi ka mbetur edhe matematikisht jashtë garës për titullin e Ipko Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra e Tahir Batatinës pësoi (1-3) para tifozëve në stadiumin “Zahir Pajziti”, mirëpo trajneri ka paralajmëruar se në sezonin e ardhshëm, ekipi i tij do ta kërkojë sërish vendin e parë.


Feronikeli mposht Llapin - në xhiron e fundit zhvillohet finalja e zjarrtë ndaj Prishtinës
Lexo po ashtu Feronikeli mposht Llapin - në xhiron e fundit zhvillohet finalja e zjarrtë ndaj Prishtinës

Ai ka thënë se humbja ndaj Prishtinës ia humbi edhe gjasat për titull Llapit, edhe pse mendon se ekipi i tij ka luftuar gjatë gjithë kohës për ta fituar trofeun. Sa i përket kampionit të ri, Batatina ka uruar që të fitojë më i miri.

Në ndërkohë, trajneri ka premtuar një stadium të ri të jashtëzakonshëm që e ka krahasuar me Camp Noun dhe ka thënë se asnjë lojtar nuk do të largohet.

“Llapi do të luftojë për titull dhe për daljen në Evropë, asnjë futbollist nuk do të largohet”, ka thënë trajneri duke shtuar se do të bëhen edhe disa përforcime. /Telegrafi/