LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Ende nuk kemi përfunduar me përforcimet, Llapi synon Evropën

Batatina: Ende nuk kemi përfunduar me përforcimet, Llapi synon Evropën

Llapi është duke u organizuar mjaftë mirë për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra bardh e kaltër nga Podujeva ka marrë trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokolin.


Ndërkohë në postin e drejtorit sportiv është emëruar Tahir Batatina që deri në edicionin e sapo përfunduar ishte në pozitën e trajnerit.

Puna e Batatinës si drejtor sportiv menjëherë ka filluar të ketë efekt, pasi ai ka rikthyer në skuadër dy lojtarë llapjanë si Bledar Hajdinin për portën dhe Fiton Hajdarin sulmuesin e krahut.

Llapit iu është bashkuar edhe mesfushori fantastik i Dritës, Arbnor Ramadani sulmuesi nga Shqipëria Albi Çekiçi si dhe Ardian Hoti.

Batatina në rolin e drejtorit sportiv ka arritur t’i blindoj edhe yjet si Mentor Zhdrella dhe pjesën tjetër të rëndësishme të skuadrës.

“Llapi ende nuk e ka mbyllur sa i përket transferimeve për këtë afat kalimtar”.

“Qëllimi ynë është të përforcohemi edhe me katër ose pesë futbollist, ku me shumicën prej tyre kemi arritur marrëveshje dhe pritet gjatë ditëve të ardhshme t’i bëjmë zyrtare”, ka thënë Batatina për Telegrafin.

Llapi do të përforcohet edhe më shumë në fazën defensive dhe atë ofensive.

Batatina ka treguar edhe objektivat e skuadrës së tij për edicionin e ardhshëm ku synojnë trofe dhe daljen në Evropë.

“Me ardhjen e trajnerit Bylbyl Sokoli është rritur edhe motivi te skuadra”.

“Si skuadër stabile në vitet e fundit ku kemi përfunduar vetëm në pjesën e epërme të tabelës, ne synojmë të vazhdojmë me të njëjtin ritëm”.

“Llapi do të jetë konkurruese në dy frontet si në kampionat ashtu edhe në kupë pasi synojmë daljen në Evropë”, ka përfunduar Batatina.

Llapi së fundmi kanë zgjedhur edhe bordin dhe aksionarët e rinj të klubit.

Nexhat Dumnica ka vazhduar në pozitën e presidentit të klubit, Tahir Batatina si drejtor ekzekutiv dhe sportiv, Fadil Dervisholli nënkryetar dhe aksionar, Muhamet Rexhepi sekretar, Afrim Ajeti drejtor gjeneral për transferime ndërkombëtare dhe aksionar, Shkumbin Veliu aksionar dhe drejtor i departamentit ligjor dhe Baki Osmani anëtar i bordit dhe aksionar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori