LAJMI I FUNDIT:

Bastoni flet para derbit: Kurrë nuk do të luaj për Milanin, shpresojmë që Calhanoglu ta përsëritë ndeshjen e parë

Bastoni flet para derbit: Kurrë nuk do të luaj për Milanin, shpresojmë që Calhanoglu ta përsëritë ndeshjen e parë

Inter dhe Milan do të përballen në derbin e javës së 24-të në Serie A.

Dy skuadrat nga qyteti i Milanos këtë edicion po luftojnë për titullin e kampionit dhe takimi i së shtunës pritet të jetë spektakolar.


Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni ka folur para kësaj sfide, duke thënë se është vendimtare dhe se shpreson që Hakan Calhanoglu të bëjë të njëjtën gjë si në ndeshjen e parë duke shënuar.

“Është një emocion i papërshkrueshëm dhe një ndeshje vendimtare. E rëndësishme është që të mos humbasim, pastaj shpresoj që Calhanoglu të përsërisë vetveten”, deklaroi Bastoni.

Talenti italian ka deklaruar se nuk do të luante kurrë për rivalin lokal, Milanin.

“Çdo lojtar bën zgjedhje, por për sa më përket mua nuk ka as 0.1 përqind mundësi që të mund të shkoj tej Milani”, tha Bastoni.

Pas 23 xhirove në Serie A, Inter zë vendin e parë në tabelë me 53 pikë, katër më shumë se Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori