Bashkëlojtari i Messit humbet Botërorin – ylli i Ligës Premier do ta zëvendësojë atë

Njëri nga bashkëlojtarët e Lionel Messit te Argjentina është përjashtuar nga Kupa e Botës vetëm pak ditë para nisjes së turneut, ndërsa një yll i Ligës Premier mund të thirret si zëvendësues.
Argjentina hyn në Botërorin 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, si kampione në fuqi, pasi e fitoi në mënyrë dramatike finalen e vitit 2022 ndaj Francës pas penalltive.
Messi do ta udhëheqë ekipin në paraqitjen e tij të gjashtë në finalet e Kupës së Botës, ndërsa yjet e Ligës Premier si Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister, Lisandro Martinez, Cristian Romero dhe Emiliano “Emi” Martinez pritet të kenë rol kyç në përpjekjen e amerikanolatinëve për ta siguruar trofeun e katërt në histori.
Megjithatë, ndërsa emrat e përmendur do të jenë pjesë e turneut, kapiteni i Marseille dhe qendërmbrojtësi Leonardo Balerdi nuk do të luajë në Botëror, pasi është përjashtuar për shkak të një lëndimi uskulor në këmbën e djathtë.
#SelecciónMayor El defensor Leonardo Balerdi sufrió una lesión muscular en el sóleo de su pierna derecha y no podrá ser parte de la nómina que jugará la Copa del Mundo.
¡Ánimo, fuerza y pronta recuperación, flaco! 💪🏼🇦🇷 pic.twitter.com/gMZAiS2b2k
— 🇦🇷 Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) June 6, 2026
Balerdi ishte aktiv në kualifikuese, ku zhvilloi shtatë paraqitje, ndërsa në total ka 11 ndeshje me fanellën e Argjentinës.
Tani trajneri Lionel Scaloni duhet të vendosë për zëvendësuesin e tij, me qendërmbrojtësin e Bournemouth, Marcos Senesi, që përmendet si kandidati kryesor për t’u futur në listë.
Opsione të tjera që përmenden janë: Agustin Giay, Nicolas Capaldo, Marcos Senesi, Lucas Martinez Quarta, Kevin Mac Allister, Zaid Romero, German Pezzella, Lautaro Di Lollo, Marcos Acuna dhe Gabriel Rojas.
Raportohet gjithashtu se Senesi pritet t’i bashkohet Tottenhamit si lojtar i lirë këtë verë./Telegrafi/



































