LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i presidentit nëse Messi pranon të qëndrojë në Barcelona

Bartomeu i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i presidentit nëse Messi pranon të qëndrojë në Barcelona

Josep Maria Bartomeu është i gatshëm të japë dorëheqje si president i Barcelona nëse Lionel Messi ndryshon mendje dhe vendos të qëndrojë në Camp Nou.

Argjentinasi dërgoi një faks në klub të martën duke kërkuar që të largohej nga klubi për shkak të një klauzole në kontratën e tij, megjithëse afati për këtë ka kaluar dhe marrëveshja e tij ka akoma edhe një vit.


Sipas mediumeve TV3 dhe gazeta Marca, Bartomeu do të largohet nëse kapiteni i Barcelonës pranon publikisht të qëndrojë në Kataluni.

Tension maksimal: Një grup tifozësh hyn në Camp Nou, kërkojnë qëndrimin e Messit dhe largimin e Bartomeut
Lexo po ashtu Tension maksimal: Një grup tifozësh hyn në Camp Nou, kërkojnë qëndrimin e Messit dhe largimin e Bartomeut

Tani presioni ka lëvizur te Messi, vendimi i të cilit për t’u larguar raportohet se është i pakthyeshëm.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Një votë mosbesimi për Bartomeun i ka shtuar presionit që ai po i nënshtrohet pasi Messi i tha Barcelonës që dëshiron të largohet.

Messi nuk e ka ndërmend ta takojë Bartomeun, por do të paraqitet në klub të dielën
Lexo po ashtu Messi nuk e ka ndërmend ta takojë Bartomeun, por do të paraqitet në klub të dielën

33-vjeçari gjithmonë ka mohuar akuzat se ai komandon te Barcelona dhe duke kërkuar dorëheqjen e presidentit mund të mos jetë rruga më e lehtë për të marrë atë.

Bartomeu është i vendosur të mos negociojë shitjen e Messit bazuar në faktin se klauzola e lojtarit për të lënë të lirë skadoi më 10 qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori