LAJMI I FUNDIT:

Messi nuk e ka ndërmend ta takojë Bartomeun, por do të paraqitet në klub të dielën

Messi nuk e ka ndërmend ta takojë Bartomeun, por do të paraqitet në klub të dielën

Procesi i largimit të Lionel Messit nga Barcelona po bëhet një lojë shahu, në të cilën të gjithë në Camp Nou duhet të lëvizin me kujdes.

Blaugranat janë duke bërë përpjekje për të bindur yllin e tyre të qëndrojë pasi Messi nuk dëshiron të takohet me presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu.


E gjithë kjo ka ardhur pasi Messi i dërgoi një faks klubit të martën në mbrëmje duke deklaruar dëshirën e tij për t’u larguar falas, për të cilin klubi iu përgjigj duke thënë se klauzola për të liruar veten nga kontrata e tij nuk është më e vlefshme dhe se ai ka një klauzola të lëshimit më vlerë 700 milionë euro.

Ramon Planes, drejtori i ri sportiv i Barcelonës, bëri një deklaratë publike në të cilën siguroi që klubi nuk po mendon largimin e Messit dhe se një seri lëvizjesh do të bëheshin brenda klubit.

Njëra nga lëvizjet ishte që Bartomeu të takohej me Messin, pasi presidenti dëshiron të flasë direkt me lojtarin dhe të përpiqet ta bindë që të mos largohet, por argjentinasi nuk ka në plan të flasë me presidentin. Vendimi i Messit është i pakthyeshëm.

Ai tashmë ka vendosur të largohet dhe ai synon të mbetet në pozicionin e tij.

Ajo që ai planifikon të bëjë është që të dielën të shkojë në kompleksin e stërvitjes së Barcelonës për të marrë testet përkatëse PCR, të cilave do t’i nënshtrohet të gjithë skuadra.

33-vjeçari gjithashtu planifikon të stërvitet të hënën e ardhshme, 31 gusht, nën urdhrat e Ronald Koeman në atë që do të jetë seanca e parë e holandezit që nga momenti kur u bë trajner i Barcelonës.

Derisa mosmarrëveshja për kontratën e tij të zgjidhet, Messi dëshiron të japë ndjenjën e normalitetit dhe, si i tillë, ai do të shkojë në stërvitje të klubit.

Nuk duhet të harrohet që ai ka një kontratë në fuqi me Barcelonën për momentin, edhe pse ai ka kërkuar që ajo të shfuqizohet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori