LAJMI I FUNDIT:

Barrymore: Nuk jam shtatzënë, thjesht jam e plotë

Barrymore: Nuk jam shtatzënë, thjesht jam e plotë
(Foto: Getty Images)

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e James Corden, The Late Late Show, Drew Barrymore ka treguar për interesimet e njerëzve nëse është shtatzënë. Aktorja ka thënë se nuk është shtatzënë, porse ka shtuar shumë në peshë.

“Kisha dalë për drekë me një shoqe dhe fëmijët. Kur hyra në restorant, një grua më ndali dhe më tha: ‘O Zot, keni shumë fëmijë'”.


(Foto: Getty Images)

“Iu përgjigja se nuk janë të gjithë të mitë dhe se jam nënë e dy fëmijëve, ndërsa ajo ma shikoi barkun dhe më pyeti nëse jam duke pritur një fëmijë tjetër. Iu përgjigja se nuk jam shtatzënë, por që jam e plotë”, ka rrëfyer Barrymore.

Të gjitha lajmet për Drew Barrymore
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Drew Barrymore

Ajo ka pranuar se në atë moment ishte befasuar dhe se reagimi i asaj gruaje e kishte bërë të ndihej e ofenduar. Ndërsa më pas ka treguar për lëvizjet në peshën e saj.

(Foto: Getty Images)

“Më kap ndonjë eufori, ndihem sikur nuk kam ngrënë kurrë dhe pastaj nuk e di se çfarë të ha në radhë të parë. Thjesht më pëlqen ushqimi”, ka thënë aktorja.

Drew ka thënë më tej se i pëlqejnë udhëtimet për faktin se i jepet mundësia të provojë lloje të ndryshme ushqimesh.

“Kjo është arsyeja pse shtoj në peshë para xhirimit të çdo filmi”, ka deklaruar Barrymore. /Telegrafi/