LAJMI I FUNDIT:

Bardhi: Kufizimi i lirisë së lëvizjes së Berishës pa autorizim të Kuvendit, shkelje e Kushtetutës

Bardhi: Kufizimi i lirisë së lëvizjes së Berishës pa autorizim të Kuvendit, shkelje e Kushtetutës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot në lidhje me akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës për korrupsion.

Bardhi u shpreh në një deklaratë për mediet se, është në mbështetje të Reformës në Drejtësi, por theksoi ai, SPAK ka shkelur Kushtetutën me vendimin për kufizimin e lirisë së lëvizjes së Berishës, që sipas tij ishte i nxituar.


Bardhi deklaroi se kufizimi i lëvizjes së Sali Berishës pa autorizim të Kuvendit është shkelje e rëndë Kushtetuese dhe ngre pikëpyetje të forta mbi SPAK.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbështetur në mënyrë të pakushtëzuar prej fillimit Reformën në Drejtësi dhe punën e SPAK. Shqiptarët janë dëshmitarë të përpjekjeve dhe betejës tonë për të siguruar një sistem drejtësie të pavarur, të paanshëm dhe të pakapur nga pushteti. Kjo për faktin se jo thjesht drejtësia, por drejtësia e pa ndikuar nga politika dhe influenca të papërshtatshme, është kusht themelor për luftë të vërtetë kundër korrupsionit dhe kulturës pandëshkueshmërisë”, u shpreh Bardhi.

Privatizimi i kompleksit “Partizani”, të hënën seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin
Lexo po ashtu Privatizimi i kompleksit “Partizani”, të hënën seanca gjyqësore për Malltezin dhe Bektashin

“Personalisht mbështes pa asnjë rezervë barazinë e cilitdo përpara ligjit. Në një vend demokratik duhet të ketë zero imunitet për parlamentarët. Mirëpo, Kushtetuta e Shqipërisë në rastin e të zgjedhurve ka ofruar disa garanci shtesë, që duhet të sigurohen pa asnjë përjashtim. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet një masë sigurimi që kufizon lirinë në çfarëdo lloj forme, prokurori është i detyruar të kërkojë autorizim nga Kuvendi”, theksoi ai.

“Dje jam njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që cakton në mënyrë të njëkohshme dy masa sigurimi ndaj z. Sali Berisha. Të dyja masat e sigurimit kufizojnë lirinë e tij të lëvizjes. Kufizimi i lirisë së lëvizjes së z. Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK”, tha Bardhi.

“Imuniteti parlamentar është më së pari garanci ndaj deputetëve të opozitës, edhe pse opozita aktuale nuk kërkon dhe nuk pret mbrojtje, imunitet apo trajtim preferencial nga Drejtësia. Por, drejtësia që të konsiderohet e pavarur, që të trajtohet e respektohet si e pavarur, duhet të kryejë akte me forcën e ligjit, bazuar në prova e me transparencë, e pandikuar nga pushteti dhe duke respektuar procesin e rregullt ligjor”, nënvizoi Bardhi.

“Personalisht do të votoja në favor të çdo kërkese të organeve të drejtësisë që do të vinte në Kuvend, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të veçantë në raport me secilin prej votuesve tanë. Ky është edhe një dallim nga Grupi Parlamentar i PS që në të shkuarën kur interesi politik ja ka dashur ka penguar Prokurorinë të veprojë. Mirëpo, nëse shkelja dhe nxitimi i SPAK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar nga Kushtetuta në këtë rast ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës, në një “betejë” me drejtësinë, dua të sigurojë që ky skenar do të dështojë!”, theksoi Bardhi.

“Ne deputetët e opozitës nuk kemi betejë me drejtësinë. Edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj, ne nuk kemi betejë me drejtësinë”, tha ai.

“Beteja jonë e vetme është me Edi Ramën. Beteja jonë e vetme është për një Shqipëri më të mirë, me një qeveri në shërbim të qytetarëve dhe një qeveri të pakorruptuar. Beteja e cdo opozitari është me regjimin e Edi Ramës, keqqeverisjen e tij, korrupsionin e qeverisë së tij nga i cili vuajnë çdo ditë qytetarët shqiptarë. E në këtë drejtim, ndërsa e nxisim drejtësinë të veprojë fuqimisht për interesin e vendit dhe të publikut, e jo për interesat e politikës së ditës, dua të sigurojë qytetarët se beteja e opozitës së bashkuar me keqqeverisjen e Edi Ramës, ka qenë dhe do të jetë e pakompromis, me çdo kosto, me çdo mjet demokratik, derisa Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe të meritojë statusin e vendit anëtar të NATO-s dhe vendit kandidat për në Bashkimin Europian”, përfundoi Bardhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori