LAJMI I FUNDIT:

Barcelona: Shorti i Kupës duhet të mbahet

Barcelona: Shorti i Kupës duhet të mbahet
BARCELONA, SPAIN - JANUARY 17: Dembele of FC Barcelona celebrates his second goal during the Copa del Rey Round of 16 match between FC Barcelona and Levante at Nou Camp on January 17, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kupa e Mbretit vazhdon të mbetet nën çështjen e lojtarit të Barcelonës, Chumi, i cili ka luajtur pa pasur të drejt ndaj Levantes.

Levante kanë paraqitur një ankesë, edhe pse e kanë bërë pas afateve.


Mbetet të shihet se si do të zgjidhet situata, por Blaugranat janë të bindur që shorti i së premtes duhet të vazhdojë siç është planifikuar, me ta në tetë ekipet më të mira.

“Do të ishte shumë serioze për ne nëse si masë parandaluese, shorti pezullohet”, tha zëdhënësi i klubit, Josep Vives.

“Afatet janë të domosdoshme dhe ato janë ashtu si janë”.

Vives gjithashtu bëri thirrje për më shumë qartësi për të shmangur përzierjet.

“Nëse rregullat ishin të qarta, atëherë nuk do të kishim këto interpretime që janë sinqerisht të çuditshme”, tha zëdhënësi i klubit.

Vives gjithashtu shtoi se ai e kupton vendimin e Levantes për të paraqitur një ankesë, pasi ai e di se ata thjesht po mbrojnë interesat e tyre.

Levante edhe zyrtarisht ankohet, Barcelona mund të përjashtohet nga Copa del Rey
Lexo po ashtu Levante edhe zyrtarisht ankohet, Barcelona mund të përjashtohet nga Copa del Rey

Barcelona ka fituar me rezultat të përgjithshëm 4-2. /Telegrafi/