LAJMI I FUNDIT:

Barcelona takon Sevillan për Lengletin

Barcelona takon Sevillan për Lengletin
Clement Lenglet (Getty Images)

Mbrojtësi i ri francez i Sevillës, Clement Lenglet vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Barcelonës për mbrojtjen e sezonit të ri.

Lenglet u transferua në janarit e vitit të kaluar te Sevilla, por ka befasuar të gjithë me talentin e tij.


22-vjeçari francez është bërë menjëherë titullar fiks i formacionit, teksa me paraqitjet e këtij sezoni në La Liga dhe Ligën e Kampionëve ka bërë për vete shumë skuadra.

UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve - dominon Roma, asnjë lojtarë i Realit dhe Barçës
Lexo po ashtu UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve - dominon Roma, asnjë lojtarë i Realit dhe Barçës

Njëra nga më të interesuarat është gjiganti spanjoll, Barcelona, që e sheh Lengletin si pjesë e rëndësishme e të ardhmes së klubit.

Lenglet ka qenë njëri nga më të mirët e Sevillas edhe në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Francezi është caku i Barcelonës si një nënshkrim për qendrën e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm dhe ata tashmë i kanë takuar përfaqësuesit e tij për bisedime mbi një transferim në verë.

Sipas gazetës së njohur spanjolle Sport, Barcelona ka bërë hapa të rëndësishëm për të nënshkruar me Lenglet nga Sevilla.

Barcelona shënjestron Lengletin e Sevillas
Lexo po ashtu Barcelona shënjestron Lengletin e Sevillas

Megjithatë, ky medium thekson se edhe pse janë takuar drejtuesit e dy klubeve, negociatat ende nuk kanë filluar.

Lenglet shihet si zëvendësues i Thomas Vermaelenit që pritet të largohet gjatë verës dhe Yerry Minas që do të huazohet diku për të marr përvojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori