LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nuk heq dorë, planifikon transferimin e Olmos në janar

Barcelona nuk heq dorë, planifikon transferimin e Olmos në janar

Barcelona thuhet se është afër të mbyll një marrëveshje gjatë afatit kalimtar të janarit për mesfushorin me tipare sulmuese të RB Leipzig, Dani Olmo.

Sipas gazetarit të Sport, Josep Capdevila, klubi katalunas u përpoq të nënshkruajë Olmon në orët e fundit të afatit kalimtar veror.


Një transferim i spanjollit në Camp Nou nuk u materializua, por Barça po e mban atë në mendimet e tyre për afatin dimëror.

Zbulohen prapaskenat, Leipzig refuzoi një ofertë të majme për Dani Olmon nga Barcelona në minutat e fundit
Lexo po ashtu Zbulohen prapaskenat, Leipzig refuzoi një ofertë të majme për Dani Olmon nga Barcelona në minutat e fundit

Sipas Esport3, Barcelona është e gatshme të paguajë 60 milionë euro për lojtarin në janar. Plani A për atë afatin dimëror është pikërisht blerja e yllit të RB Leipzig.

Olmo, i cili mund të luajë si mesfushor anësor ose mesfushor sulmues, është 23 vjeç dhe vlerësohet 50 milionë euro.

Ai ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, kështu që RB Leipzig mund të mos jetë i lehtë për tu negociuar.

Olmo thyen heshtjen dhe flet për ofertën e Barcelonës në fund të afatit kalimtar: Nuk kishte shumë kohë
Lexo po ashtu Olmo thyen heshtjen dhe flet për ofertën e Barcelonës në fund të afatit kalimtar: Nuk kishte shumë kohë

Një reprezentues spanjoll, Olmo kaloi te Barca para se të nisej për në Dinamo Zagreb, ku u rrit shumë, duke u transferuar pastaj në klubin nga Bundesliga.

Olmo pëlqehet nga drejtuesit dhe stafi i Barcelonës, edhe pse ai nuk është opsioni i vetëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori