LAJMI I FUNDIT:

Olmo thyen heshtjen dhe flet për ofertën e Barcelonës në fund të afatit kalimtar: Nuk kishte shumë kohë

Olmo thyen heshtjen dhe flet për ofertën e Barcelonës në fund të afatit kalimtar: Nuk kishte shumë kohë

Dani Olmo ka qenë njëri nga objektivat madhorë të Barcelonës për edicionin e ri.

Mesfushori sulmues i RB Leipzig ka dalë nga akademia e Barcelonës, por karriera e tij ka marrë ngritje në Dinamo Zagreb e pastaj tek klubi gjerman.

Mediat në Spanjë kishin raportuar për një ofertë të Barcelonës në orën e fundit të afatit kalimtar veror në drejtim të Leipzig prej 56 milionë euro për spanjollin.

“Nuk kishte kohë as për të menduar për një ndryshim, gjithçka erdhi shumë shpejtë”, tha Olmo kur u pyet për një transferim të mundshëm te Barcelona në verë.

Reprezentuesi spanjoll është lojtari kryesor i RB Leipzig, derisa thotë se është i lumtur te klubi gjerman duke mos ndezur më shumë spekulimet për një rikthim në Camp Nou.

“Jam i fokusuar në sezonin e ri me Leipzig. Unë jam i lumtur në këtë klub dhe mezi pres të luaj përsëri me Leipzig pas ndeshjeve ndërkombëtare”, deklaroi Olmo.

Megjithatë mediat e ndryshme në Spanjë dhe Gjermani kanë raportuar se gjiganti kataluans në janar do të tentojë transferimin e spanjollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori